Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizon koncert për Feim Ibrahimi

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizon koncert për Feim Ibrahimi

Korifetë e mëdhenj të vërtëtë të artit ndodh që t’ i nderojë pas shuarjes së tyre dhe falë një nisme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ata vijnë si mjeshtrat që themeluan Operën dhe muzikën shqiptare.

Kjo është një kolane që ka marrë përsipër të nderojë emrat që vendosën themelet e muzikës shqiptare. Të enjte në sallën e koncerteve të Kishës Ortodokse në Tiranë do zhvillohet një koncert i cili do i dedikohet veprës së Feim Ibrahimit, kompozitorit të madh shqiptar, një njeri që ka lënë gjurmë të mëdha në muzikn shqiptare.

Për të folur për këtë nisme dhe për realitetin çfarë po ndodh me mundësinë e rritjes së muzikantëve të rinj në Shqipëri dhe mundësinë që i jep “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit” kanë qenë të ftuar në  RTV Ora, Zana Çela drejtoresha e Teatrit dhe vajza e Feim Ibrahimit Etrita Ibrahimi.

E pyetur nga Sonila Meço se çfarë është kjo nismë, Zana Çela përgjigjet:

“Nuk është nismë, është një vendim i marrë që para tre vitesh që në kalendarin artistik të “Teatrit të Operas dhe Baletit” duhet të qëndrojë si pjesë kryesore përmanente “Opera Histori” e cila do përfaqësoheshe vazhdimisht, muaj pas muaji me mjeshtrat që themeluan “Teatrin e Operas”, me mjeshtrat që ngritën në krijimtari gjithçka me vlerë që kishte muzika shqiptare. Këtë kolan të bukur e nisëm që para tre vjetësh me idenë që ajo të shfaqte muaj pas muaji krijimtarinë e gjithë mjeshtërave tanë si një borxh i madh që të gjithë ne i kemi atyre dhe si një mundësi e artë për t’ja prezantuar brezave të sotëm këtë krijimtari kaq të çmuara dhe me vlera”.