Vetura shumë më larg realitetit në vazhdimin e filmit Fast and Furious

Vetura shumë më larg realitetit në vazhdimin e filmit Fast and Furious

Muajin që vjen, Netflix do të shfaq versionin e ri të këtij filmi.

Në filmin Fast and Furious, kemi parë vetura që sfidojnë ligjet e fizikës, derisa kanë dukje shumë të mirë.

Deri më tani, në mesin e nëntë filmave të lansuar, kemi parë një Lykan Hypersort që kërcen mbi ndërtesa të larta, makina që bien me parashuta nga qielli, si dhe dy Dodge Charger që bartin një kasafortë banke që peshon rreth dhjetë ton.

Vazhdimi ri i filmi, Fast and Furious: Spy Racers, që vjen nga muajit që vjen, do të ketë vetura edhe më larg realitetit, se që janë parë deri më tani.

Filmi i animuar që është shpërndarë për të treguar se çfarë do të ndodhë në vazhdimin e ktij filmi, tregon një veturë që kalon nga njësi breg i lumit në tjetrin, si dhe vetura tjera të modifikuara në masë të madhe.

Pasi që data e lasnimit të filmit po afron, pritet që të ketë edhe pjesë nga skenat e vërteta të filmit, që të shihen nga afër skenat që do të shfaqen.