Kanoset me armë në oborrin e shtëpisë së tij

Kanoset me armë në oborrin e shtëpisë së tij

Policia e Kosovës njofton se një person nga Gllogoci ka informuar Policinë e Kosovës se disa persona kanë hyr dhe e kanë kërcënuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit të rastit është iniciuar si  ‘Kanosje’. Rastit është duke u hetuar nga njësitë  relevante policore.