Shëndeti i qytetarëve po rrezikohet nga ajri i ndotur

Shëndeti i qytetarëve po rrezikohet nga ajri i ndotur

Qytetarët e Kosovës e sidomos ata që jetojnë në kryeqytet, po rrezikohen nga ndotja e madhe e ajrit.

Kjo për shkak se gjatë sezonit të dimrit, Prishtina po zhytet në smog, gjë që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole.

Qytetarët e Kosovës e sidomos ata që jetojnë në kryeqytet, po rrezikohen nga ndotja e madhe e ajrit.

Kjo për shkak se gjatë sezonit të dimrit, Prishtina po zhytet në smog, gjë që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole.

C. Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes

1. Të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për ajrosjen e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.
3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
4. Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhan-pirjes brenda hapësirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se po që se nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

Ndërkaq, sot për shkak të reshjeve të shiut ajri është stabilizuar. Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në orën 10:00 ndotja e ajrit është mesatare, në vlerë 53

 


MË SHUME NGA Nacionale