Ekspozita "Troja: Miti dhe Realiteti" hapet në Londër

Ekspozita "Troja: Miti dhe Realiteti" hapet në Londër

Ekspozita "Troja: Miti dhe Realiteti" përmban rreth 300 artefakte në një galeri speciale nga 21 nëntori për të treguar historinë e qytetit.

Muzeu Britanik është duke u përgatitur të hap dyert për një ekspozitë të veçantë për gjetjet antike nga qyteti antik i Trojës.

Ekspozita "Troja: Miti dhe Realiteti" përmban rreth 300 artefakte në një galeri speciale nga 21 nëntori për të treguar historinë e qytetit.

Vazo, enë argjendi, armë bronzi, statuja dhe sarkofagë janë ndër artikujt që do të ekspozohen, shumica prej tyre janë hua nga Muzeu i Berlinit, Muzeu Ashmolean i Britanisë dhe Muzeu kombëtar danez.

Shumica e artefakteve u kontrabanduan nga Turqia nga arkeologu dhe biznesmeni gjerman Heinrich Schliemann në shekullin e 19-të.

Ekspozita do të paraqesë gjithashtu kopje të dy pjesëve të shekullit të 19-të nga një pasuri e bizhuterive prej ari, që poashtu u kontrabanduan nga Troja dhe ekspozohen në Muzeun Pushkin të Moskës.

Artefaktet do të përfshijnë vepra nga epoka romake dhe më vonë nga qyteti antik, shtëpia e Iliadës së Homerit dhe Odisesë.

Lesley Fitton, kurator i ekspozitës, nënvizoi gabimin e kontrabandimit të artefakteve nga Troja në Greqi nga ana e Schliemann.

Duke folur për AA, Fitton tha se arkeologu gjerman asnjëherë nuk ka pasur leje të nxirrte artefaktet nga Turqia dhe ishte ndaluar të gërmonte në vend, por më vonë u lejua ta bënte përsëri pasi të paguante një gjobë.

Artefaktet ishin në Athinë, por ai të gjitha ato i dhuroi në Muzeun e Berlinit, tha ajo, duke shtuar disa copa ari siç janë bizhuteritë e Helenës dhe "Thesari i Priam" u dërguan në Rusi pas Luftës së Dytë Botërore dhe u zhdukën deri në vitet 1990.

"Këtu ekzistojnë pyetje mjaft komplekse etike se ku duhet të jenë këto materiale", theksoi ajo.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 mars të vitit 2020.