Adoleshenti kalon drogën në kufi me makinë me telekomandë

Adoleshenti kalon drogën në kufi me makinë me telekomandë

Një djalë 16-vjeçar është arrestuar nga policia amerikane pasi arriti të fuste nga Meksika metafetaminë me vlerë 100 dollarë duke përdorur një makinë me telekomandë.

Agjentët e doganës në pikën kufitare të San Diegos pikasën djalin duke ecur me dy çanta në duar përkrah murit që ndan dy shtetet. Ata e ndoqën dhe e gjetën të fshehur pas disa shkurreve aty pranë, bashkë me një makinë me telekomandë dhe 50 pako me metamfetaminë, me peshë rreth 35 kilogramë.

Adoleshenti është shtetas amerikan dhe është arrestuar me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.


MË SHUME NGA Kuriozitete