Kaia Gerber nis të vishet si i dashuri i saj

Kaia Gerber nis të vishet si i dashuri i saj

A e kanë tashmë Kaia Gerber dhe Pete Davidson një dollap me rroba të përbashkëta?

Pasi e kishte kaluar natën në festën pas shout “Saturday Night Live” bashkë me Pete Davidson që përflitet se është i dashuri i saj, modelja 18 vjeçare është parë të nesërmen e veshur me rroba që padyshim dukeshin se ishin marrë nga dollapi i Davidson.

Gerber kishte veshur një këmishë me katrorë kaltërezi shumë të gjerë mbi një duks ngjyrë të zezë, kapelen e të cilit e kishte vënë mbi kapelen e thurur ngjyrë të bardhë dhe që i kishte kombinuar me pantollona të ngushta të zeza, çorape dhe atlete të ngjyrës së njëjtë, si dhe syze ovale.

Kjo pamje padyshim se na e kthen në memorie një fotografi të muajit qershor të vitit 2018 ku Davidson ishte me atëherë të fejuarën e tij Ariana Grande.

Në këtë fotografi të kapur nga paparacët, ylli i “Saturday Night Live” kishte një veshje të ngjashme  këmishë me katrorë shumë të gjerë, duks dhe dy kapele.

Sipas një burimi që ka folur për Page Six, Gerber dhe Davidson janë parë sërish të hënën në mbrëmje duke u puthur me plot pasion.