Vetëplagoset me pistoletë në lokal, përfundon në pranga

Vetëplagoset me pistoletë në lokal, përfundon në pranga

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

Shtetasi me inicialet E.N u arrestua pasi gjatë natës në një lokal në lagjen “29 Nëntori” ishte vetëplagosur në dorë me një armë zjarri pistoletë tip TT.

Gjatë kontrollit personal ju gjetën 7 fishekë arme zjarri pistoletë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"./oranews/