Goditet mafia Foggiane, 24 të arrestuar për drogë e armë

Goditet mafia Foggiane, 24 të arrestuar për drogë e armë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm autoritetet policore italiane në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë ekzekutuar operacionin e koduar "Friends" i cili ka goditur klanin Montanari të mafias së Garganos.

Nën akuzën e trafikut të drogës, armëve e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal mafioz janë vënë nën pranga 24 persona.

Operacioni "Friends" është koordinuar nga Drejtoria e Antimafias së Barit e detajet e këtij operacioni priten të zbardhen rreth orës 10.30 në një konferencë shtypi në Prokurorinë e Barit.

Mafia e Garganos vepron në territorin e rajonit të Puglias, kryesisht në provincën e Foggias e Garganos. Konsiderohet një nga mafiet e reja italiane, mjaft e egër që gjatë 30 viteve të fundit është përfshirë në rreth 250 vrasje.

Fajdetë mes klaneve kanë çuar gjatë dy viteve të fundit në një luftë të vërtetë mes familjeve mafioze që veprojnë në zonën e Graganos për kontrollin e territori të trafikut të drogës e armëve.

Operacionet e ekzekutuara gjatë viteve të fundit nga Antimafia italiane kanë vërtetuar paktet kriminale mes mafias së Garganos dhe grupeve kriminale shqiptare për trafikun e drogës dhe armëve, përcjell oranews.

Dy vite më parë ish-kreu i Antimafias italiane Franco Roberti do të deklaronte se "Foxhanët, janë liderët e trafikut të lëndëve narkotike në Itali, falë raportit të privilegjuar që kanë me shqiptarët, të cilët pas amerikano-jugorëve që janë të parët, janë komisionerët me të mirë të drogave të lehta në botë."

Lidhjet e mafias Fogiane me grupet kriminale shqiptare kanë qenë në qendër të takimeve e të vizitave që prokurorët e antimafias italiane kanë zhvilluar disa herë në Tiranë.

Kryeprokurori i Antimafias italiane Federico Calfiero De Raho ka deklaruar se "mafia foggiane replikon modelin e Ndranghetas e bashkëpunon me mafiet e tjera".