Volkswagen shton numrin e makinave që mbushen me rrymë

Volkswagen shton numrin e makinave që mbushen me rrymë

Numrin e makinave që mbushet me rrymë, Volkswagen e shton edhe me një model shumë modern

Pas prezantimit të ID.3, që do ta zëvendësojë e-Golf, Volkswagen ka shfaqur një makinë tjetër që mbushet me rrymë, nga linja ID që do të ndërtohet mbi platformën MEB.

Ky është ID.Space Vizzion me katër ulëse, me ngjashmëri mes një Gran Turismo dhe makine SUV, që është shfaqur pak kohë para se të fillojë LA Auto Show.

Në pjesën e pasme të kësaj makine shumë moderne, është motori me 275 kuaj fuqi, që furnizohet nga bateria me 82 kWh.

Sistemi 4Motion, i mundëson këtij Volkswagen që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për pesë sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të limituar në mënyrë elektonike në 170 kilometra në orë.

Autonomia e Volkswagen ID.Space Vizzion do të arrijë në 480 kilometra në orë, derisa ka teknologji të lartë dhe dukje shumë të mirë.