Çfarë ndodhi me trurin e Ajnshtajnit pas vdekjes së tij

Çfarë ndodhi me trurin e Ajnshtajnit pas vdekjes së tij

Albert Ajnshtajn, fizikani i njohur, fituesi i çmimit Nobel që i dha botës teorinë e relativitetit, dhe ligjin e efektit fotoelektrik, padyshim që kishte një tru të veçantë.

Aq i veçantë ishte truri i tij, saqë kur vdiq në spitalin Princeton, më 18 prill 1955, një nga doktorët Thomas Harvey e vodhi atë.

Ajnshtajni nuk donte që truri ose trupi i tij të studiohej; ai nuk donte që të adhurohej. Ai kishte lënë udhëzime specifike në lidhje me mbetjet e tij, duke porositur që hiri i tij të shpërndahet në mënyrë të fshehtë, kështu duke dekurajuar idhujtarët.

Por Harvey mori trurin, pa lejen e Ajnshtajnit ose familjes së tij. Kur kjo doli në dritë vetëm disa ditë më vonë , Harvey kërkoj një bekim nga djali i tij, Hans Albert, duke i thënë se e tërë kjo do ndihmonte në interes e në të mirë të shkencës.

Harvey humbi punën e tij në spitalin Princeton dhe e mori trurin në Filadelfia, ku u gdhen në 240 copë dhe u ruajt në celloidin,  një masë gome. Ai i ndau copat në dy kavanoza dhe i ruajti në bodrumin e tij.

Me 1985, ai dhe bashkëpunëtorët e tij në Kaliforni  botuan studimin e parë të trurit të Ajnshtajnit, duke pretenduar se ai kishte një proporcion anormal të dy llojeve të qelizave dhe neuroneve. Ky studim u pasua nga pesë të tjerë, duke raportuar ndryshime shtesë në qelizat individuale ose në strukturat e veçanta në trurin e Ajnshtajnit. Studiuesit thonë se studimi i trurit të Ajnshtajnit mund të ndihmojë në zbulimin e bazave neurologjike të inteligjencës.

Gjersa kostoja e këtyre studimeve ishte me vlerë të madhe, familjarët e tij ishin të gatshëm që të merrnin pjesë në çfarëdo kërkimi që do bëhej, e këto natyrisht që do refuzoheshin nga Ajnshtajni. Me rezultatet e tyre, u manipulua me publikun, pasi gjetjet dhe vlerat e supozuara nuk ishin të sakta.

Kaq i zgjuar ishte Ajnshtajni, ai e kuptonte shumë mirë obsesionin e publikut me të. E dinte që nëse do u ofrohej shansi, shkencëtarët do të manipulonin me të, dhe do bënin prononcime madhështore për vetitë që e bënin të ishte një gjeni. Dhe e dinte se këto do ishin fjalë boshe.


MË SHUME NGA Kuriozitete