Komuna e Kaçanikut shënon 30 vjetorin e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës

Komuna e Kaçanikut shënon 30 vjetorin e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës

27 fëmijë, përfaqësues të të gjitha shkollave të Komunës së Kaçanikut, u pritën sot në sallën e kuvendit komunal nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me rastin e shënimit të përvjetorit të 30-të të nënshkrimit të konventës mbi të drejtat e fëmijës.

Takimin fillimisht e hapi koordinatori komunal për të drejtat e fëmijëve Fatmir Qaka, i cili foli për historikun e kësaj dite, ndërsa shtoi se duke pranuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve në të gjitha vendet, dhe veçanërisht në vendet në zhvillim, shtetet anëtare u pajtuan që të drejtat u takojnë të gjithë fëmijëve si qenie njerëzore. Të gjithë fëmijët i kanë të drejtat e njëjta .

Ndërkohë Kryesuesi i Kuvendit Komunal Kemajl Murseli, tha se ky takim është shumë i rëndësishëm, sepse fëmijët kanë rastin që nga afër të njihen dhe të prezantojnë disa nga nenet e konventës, ndërsa më tutje foli për punën dhe funksionimin e kuvendit komunal, si dhe në miratimin e akteve që kanë për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Ndërkohë Kryetari i Komunës Besim Ilazi, tha se ky takim ka rëndësinë e vetë, për vet faktin që po organizohet në një përvjetor jubilarë, ndërsa tha se le të mbetet ky takim si një hap iniciues për themelimin e Asamblesë Komunale të fëmijëve, e cila tashmë parashihet edhe me rregulloren e sapomiratuar në kuvend për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Takimin poashtu e përshëndeti edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda si dhe Vedat Dema, koordinator komunal për të drejtat e njeriut.

Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e fëmijës rendit gjithsejtë 42 nene mbi këto të drejta, ku 12 nene i lexuan nxënësit përfaqësues të 12 shkollave të komunës tonë.


MË SHUME NGA Nacionale