ShBA-ja e njohu Bullgarinë si aleate shpresëdhënëse në NATO

ShBA-ja e njohu Bullgarinë si aleate shpresëdhënëse në NATO

Ambasada e ShBA-së në Bullgari njoftoi, se Bullgaria mori njohje nga DipNote – blogu zyrtar i Departamentit të Shtetit të ShBA-së si aleat tek i cili ShBA-ja mund të shpresojnë.

DipNote thekson, se Republika e Bullgarisë dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie që janë shembull për lidhjet e ngushta të cilat Shtetet e Bashkuara mbajnë me aleatët e tyre të NATO-së. Theksohet, se Bullgaria i jap prioritet modernizimit ushtarak dhe ka ndërmend të shtojë shpenzimet për mbrojtje deri në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto deri në vitin 2024.

Ndihma e ShBA-së për Bullgarinë në sferën e sigurisë gjatë 25 viteve të fundit është më se 340 milion dollarë. ShBA-ja dhe Bullgaria punojnë bashkë për përmirësimin e sigurisë në Evropën Lindore, theksohet në informacion.(BNR)