Problemet shëndetësore të cilat të qarat mund t’ju ndihmojnë t’i kaloni

Problemet shëndetësore të cilat të qarat mund t’ju ndihmojnë t’i kaloni

Edhe pse derdhja e lotëve shpesh konsiderohet si shenjë dobësie në shoqëri, të qarat mund të jenë një mënyrë e shëndetshme për tu përgjigjur disa problemeve dhe nuk duhet të shihet vetëm si përgjigje e individit ndaj pikëllimit apo zhgënjimit.

E qara është një mënyrë natyrale për të zvogëluar stresin i cili mund të ketë efekte negative në trup, përfshirë rrezikun e rritur të sëmundjeve kardiovaskulare dhe çrregullimeve të tjera që lidhen me stresin edhe pse rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme pasi që mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të qetësohet.

Derdhja e lotëve mund të ulë presionin e lartë të gjakut i cili mund të çojë në disa çështje serioze shëndetësore si goditja në zemër, mirëpo të qarat e forta mund të rregullojnë edhe pulsin.

Lotët që rrjedhin nga sytë mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri nga sytë. Gjithashtu, kur qajmë, lotët tanë largojnë toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Heqja e toksinave ndihmon në uljen e nivelit të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të qetë.

Kur qajmë, mangani i tepërt rrjedh nga trupi së bashku me lotët tanë. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup dhe si rezultat ju bën të ndjeheni të qetë dhe të përqendruar.

Kur kemi dhimbje fizike, disa lot shpesh na shpërthejnë në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhimbjes. Hulumtimet kanë zbuluar që përveç të qenit qetësues, duke derdhur lot emocional çliron oksitocin dhe endorfinat. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet fizike dhe emocionale.

Përveç këtyre përfitimeve fizike, hulumtimet e fundit tregojnë se 85% e grave dhe 73% e burrave ndjehen më pak të trishtuar dhe të zemëruar pasi rrjedhin lot nga sytë.