Toyota RAV4 Prime është modeli më i shpejtë ndonjëherë nga kjo linjë

Toyota RAV4 Prime është modeli më i shpejtë ndonjëherë nga kjo linjë

Vetëm Supra, është më e shpejtë se kjo makinë

Ka vetëm një vit që është lansuar gjenerata e katërt e RAV4, ndërsa Toyota nuk ka humbur kohë, që ta sjellë edhe një version të ri.

Muajin e kaluar, e kemi parë RAV4 TRD për të gjitha terrenet, derisa tani është prezantuar në LA Auto Show RAV4 Prime.

Vetura hibride me motor 2.5 litra dhe një tjetër që furnizohet me bateri, mundëson prodhimin e 302 kuaj fuqive, që është 82 kuaj fuqi më i shpejtë se modeli i tanishëm.

Në këtë formë, është bërë modeli më i shpejtë ndonjëherë nga kjo linjë prodhimi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 5.8 sekonda, krahasuar me modelin aktual që mund ta arrijë për 7.8 sekonda.

Sistemi i ndërtimit dhe kapaciteti i motorit, kanë bërë që Toyota RAV4 Prime, të jetë modeli i dytë më i shpejtë nga Toyota, menjëherë pas Supra.