Karrotat zgjidhja më e mirë natyrale kundër anemisë

Karrotat zgjidhja më e mirë natyrale kundër anemisë

Ndoshta nuk e keni ditur por karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër Anemisë. Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit.

Lëngu ditor i karotës në sasinë prej 100 -150 ml është ilaç efikas te personat që vuajnë nga anemia. Karrota në periudhë rekord arrin të rregullojë pastrimin e mirë të gjakut.

Këshillohet që të gjithë ata njerëz që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë minimalisht 2-3 karrota mesatare të qëruara çdo ditë. Gjithashtu në ushqimet e tyre, sidomos sallatat dhe supat, nuk duhet të mungojë asnjëherë karrota. Vetëm përdorimi i përditshëm i këtyre perimeve sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe zvogëlon maksimalisht rrezikun për sëmundje të tjera.

Lëngu i karrotave është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera. Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.

Si të përgatisni lëngun e karrotës

E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur shumë ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.

Mënyra e rekomanduar e marrjes së lëngut të karrotës

Rregulli kryesor është që të pini lëngun e karrotës bashkë me një lugë me vaj ekstra të virgjër ulliri

Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karrotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas. Lëngun e freskët të karrotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karrotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh. Lëngu i karrotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në sasinë një me një.