Oda e Mjekëve reagon për sulmin ndaj mjekut në vendin e punës

Oda e Mjekëve reagon për sulmin ndaj mjekut në vendin e punës

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmeve që i janë bërë mjekut Bujar Gashi në vendin e tij të punës.

“Oda e Mjekëve të Kosovës me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar lajmin e sulmit ndaj kolegut i cili u sulmua mbrëmë në hapësirat e vendit të punës duke ofruar shërbimin shëndetësor. Sulmi ndaj mjekëve është bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimmarrësve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat nuk kanë të ndalur”, thuhet në reagim.

Edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar sot për sulmin e mjekun Bujar Gashi nga një pacient.

Gashi është specializant i ortopedisë, dhe është sulmuar fizikisht nga një pacient në vendin e tij të punës, derisa po ofronte shërbime kujdestarie.

“SHSKUK dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj mjekut, e quan akt të turpshëm dhe qyqar, ndërkaq fton organet kompetente të merren me rastin”, thuhet në reagimin e shërbimit spitalor.

Kolegjiumi i Klinikës së Ortopedisë ka kërkuar hetim të shpejtë, duke theksuar se dhuna nuk duhet dhe nuk mund të përdoret si mjet i shprehjes së pakënaqësive.

.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi