Çfarë të bëni me një fëmijë që refuzon ushqimet e nevojshme?

Çfarë të bëni me një fëmijë që refuzon ushqimet e nevojshme?

Shpesh here gjendeni perpara faktit se femijet disa ushqime qe ju i quani të këqija i duan dhe disa qe ju i doni i hedhin në tokë. Çfare të bëni në atë moment? T’ja jepni atë që kërkon apo ti jepni ushqimet që duhet të hajë?

Mos e ktheni vaktin në një betejë lufte. Vazhdoni të ofroni larmi ushqimesh të shëndetshme, edhe nëse fëmija juaj i refuzon në fillim. Shume femijë marrin kohën e tyre të nevojshme përpara se të provojne një ushqim të ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh herë fëmijet surprizojnë me preferencat e tyre ushqimore.
Nuk i do zarzavatet? Femijet mund të thone “i sa e shpifur” pa e provuar si ushqim. Dhe kur ta provojnë mund tjua fluturojnë drejt e në surrat. Durim! Nje herë tjetër!
Jepjuni mundesinë ti zgjedhin vetë ushqimet që pëlqejnë.
Mos valle fëmija juaj pi me shume sec ha ushqim? Mos lejoni te mbushet stomaku i tyre me lengje të tepert, ofte edhe qumesht apo lengje frutash.
Mos ha shume sheqer me ushqimet ne mengjes? Nese po, sheqer do kerkoje edhe ne darke. Zgjidhja: nje mengjes i pasur me ushqime me fibra si kos me tershere, stafidhe, bajame dhe molle do te jete alternativa e duhur ushqimore.
Mos pickon gjithe diten ushqim sa ketej andej? Disiplinoni orarin e te ngrenit, eshte e nevojshme per te rregulluar sensoret e urise dhe ngopjes.
Eshte nje faze qe do kaloje. Nje dite me siguri ai do te haje ushqimin qe duhet dhe qe ju i ofroni.
Mos u tundoni nga momentet “mjafton te haje dicka”! Kjo nuk eshte zgjidhja e problemit, thjeshte e ben ate edhe me te veshtire. (ushqim)
Caji ideal per the stimuluar oreksin dhe per ta bere femijen te haje ushqim
Zjeni ne nje kupe uje 1 luge te madhe xhinxher te grire, 1 luge te vogel fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjalte dhe leng limoni ose portokalli.