Muzeu britanik hap ekspozitën “Troja, Miti dhe Realiteti”

Muzeu britanik hap ekspozitën “Troja, Miti dhe Realiteti”

Muzeu Britanik përgatitet të hapë dyert për një ekspozitë të veçantë për gjetjet antike nga qyteti antik i Trojës.

Ekspozita “Troja, Miti dhe Realiteti” përmban rreth 300 artefakte në një galeri speciale nga 21 nëntori për të treguar historinë e qytetit.

Vazo, enë argjendi, armë bronzi, statuja dhe sarkofagë janë ndër artikujt që do të ekspozohen, shumica prej tyre janë të marra nga Muzeu i Berlinit, Muzeu Ashmolean i Britanisë së Madhe dhe Muzeu Kombëtar danez.

Shumica e artefakteve u kontrabanduan nga Turqia nga arkeologu dhe biznesmeni gjerman Heinrich Schliemann në shekullin e 19-të.

Ekspozita do të paraqesë gjithashtu kopje të dy pjesëve të shekullit të 19-të nga një pasuri e bizhuterive prej ari, që gjithashtu u kontrabanduan nga Troja dhe ekspozohen në Muzeun Pushkin të Moskës.

Artefaktet do të përfshijnë vepra nga epoka romake dhe më vonë nga qyteti antik, shtëpia e ”Iliadës” së Homerit dhe ”Odisesë”.

Lesley Fitton, kuratore e ekspozitës, nënvizoi gabimin e kontrabandimit të artefakteve nga Troja në Greqi nga ana e Schliemann.

Fitton thekson se arkeologu gjerman asnjëherë nuk ka pasur leje të nxirrte artefaktet nga Turqia dhe ishte ndaluar të gërmonte në vend, por më vonë u lejua ta bënte përsëri pasi të paguante një gjobë.

“Artefaktet ishin në Athinë, por ai të gjitha ia dhuroi Muzeut të Berlinit”, theksoi ajo, duke shtuar se disa copa ari siç janë bizhuteritë e Helenës dhe thesari i Priamit u dërguan në Rusi pas Luftës së Dytë Botërore dhe u zhdukën deri në vitet 1990.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 8 mars të vitit 2020.