Juventus dëshiron shkëmbimin Chong-Mandzukic

Juventus dëshiron shkëmbimin Chong-Mandzukic

Ekipi italian i futbollit dëshiron të shkëmbejë sulmuesin Mario Mandzukic me mesfushorin e Manchester United, Tahith Chong.

Sipas mediave italiane, “Zonja e Vjetër” nuk dëshiron ta shesë lojtarin pasi nuk do të fitojë shumë para, por në këmbim dëshiron 19-vjeçarin.

Nga ana tjetër, futbollisti holandez në muajt e fundit nuk ka luajtur në formacionin e parë te “Djajtë e Kuq”, dhe po kërkon largimin nga “Old Trafford”. 

Kjo gjë ka shkaktuar që të fitojë vëmendjen e klubit italian, i cili dëshiron ta transferojë në verën e ardhshme.

Mirëpo, mundësia primare për Juventusin është shkëmbimi me futbollistin kroat, për të cilin “Djajtë e Kuq”  po shfaqin shumë interesim.