"Balotelli ka edhe 6 muaj"

"Balotelli ka edhe 6 muaj"

Trajneri italian Roberto Mancini në një samit futbolli në Romë ka folur për performancën e kombëtares në kualifikime.

Ai tha se ka bërë një punë shumë më të mirë sesa paraardhësi i tij Giampieri Ventura, i cili nuk arriti ta kualifikojë Italinë për Kupën e Botës.

"Një vit më parë ne ishim në një situatë pak të vështirë. Realisht, i trishtuar. Ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim në rrugën e fitores dhe të inkurajonim lojtarë që nuk kishin luajtur kurrë më parë në Serie A, por edhe të zgjidhnin lojtarë me mjete teknike. Unë isha me fat se kam punuar me njerëz që kanë qenë në gjeneratën e re për një kohë të gjatë dhe i njoh shumë mirë këta lojtarë ", tha Mancini. 

Mario Balotelli u rikthye në Serie A pas një periudhe të gjatë të lojës jashtë Italisë, por ka arritur vetëm dy gola në fanellën e Brescia deri më tani.

"Brenda gjashtë muajve çdo gjë mund të ndodhë. Gjatë kësaj periudhe, unë kam një listë të qartë përveç ndoshta disa lojtarëve, dhe kjo varet gjithçka nga ana shëndetësore. Për fat të keq nuk mund t'i ftoj 35 lojtarët që do të doja, por vetëm 23. Unë jam i lumtur me entuziazmin që mbizotëron te tifozët, dhe thirrja ime drejtuar Zaniola, i cili mezi luajti në Serie A, ishte çmenduri, njësoj si ftesat për Tonali, Ken dhe Skamachi, të gjithë lojtarë të shkëlqyeshëm. Unë i thirra ata sepse mendova se do të përshtaten mirë me lojtarët më të vjetër dhe ata formuan një grup të shkëlqyeshëm", u shpreh Mancini.

Kampionati evropian 2020 do të fillojë më 12 qershor në kryeqytetin italian – Romë.