Cassano: Inter mund ta fitojë titullin në Serie A

Cassano: Inter mund ta fitojë titullin në Serie A

Antonio Cassano ka thënë se Inter mund të fitojë titullin e kampionit në Serie A.

Inter e ka nisur mirë këtë sezon në Serie A, ku pas 13 xhirosh renditet në vendin e dytë në tabelë, me një pikë më pak se Juventus.

“Inter”, u përgjigj Cassano kur u pyet se cilën skuadër preferon për titull në Serie A.

“Ata më kujtojnë Juventusin në vitin e tyre të parë me Conten. Unë isha në Milano dhe ne humbëm titullin ndaj tyre”.

“Nëse Juve lëshon disa pikë në rrugën e tyre dhe Interi vazhdon të kërcënojë, Conte do të tërheq titullin”.

“Juventus janë mjaft të mirë për Scudetto. Ata aktualisht kanë dy ekipe, janë më të fuqishmit dhe më të kompletuarit në Itali”.

“Sidoqoftë, ju mund të shihni me milje larg se ata janë të programuar për të fituar Ligën e Kampionëve”.