Ibra te Milan? Di Marzio zbulon gjithçka

Ibra te Milan? Di Marzio zbulon gjithçka

Milan ka filluar të punojë për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në Serie A.

Pas lamtumirës nga LA Galaxy, sulmuesi po vlerëson mundësitë e reja, me kuqezinjtë që janë të gatshëm t’i ofrojnë një vend në ekipin e tyre.

‘Gianlucadimarzio’ raporton se sot është është mbajtur takimi i parë mes palëve, me agjentin Mino Raiola që ka takuar drejtuesit e Milan, për të parë mundësitë e kthimit të Ibrahimovic te kuqezinjtë, përcjell lajmi.net.

Milan dëshiron të kuptojë nëse Ibrahimovic do të ishte i gatshëm për këtë transferim.

Në ditët e ardhshme do të ketë kontakte të reja, për të kuptuar më mirë kushtet e mundshme të këtij transferimi.

Zlatan Ibrahimovic në të kaluarën ka veshur për dy sezone fanellën e Milanit, duke fituar një titull në Serie A.