Tare dhe Inzagi e duan Vedat Muriqin që në janar

Tare dhe Inzagi e duan Vedat Muriqin që në janar

Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve evropiane, ndërsa Igli Tare dhe Lacio kërkojnë që ta marrin nga Fenerbahçe në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri Simone Inzagi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, teksa kërkon ta ketë në skuadër prej muajit janar, kohë kur hapet edhe merkato dimërore.

Drejtori sportiv, Igli Tare, do të provojë të parakalojë klubet më me emër, ndërsa ofron deri në tetë milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes. 

Turqit duke njohur interesim e madh për Muriqin kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro.

Megjithatë, interesimi i Lacios do të qëndrojë konkret, pavarësisht diferencës mes kërkesës dhe ofertës.