Vlen 111 milionë euro, Barça gati të shfrytëzojë klauzolën e Martinez

Vlen 111 milionë euro, Barça gati të shfrytëzojë klauzolën e Martinez

Barcelona e ka të qartë rrugën se si mund të arrijë te sulmuesi Lautaro Martinez.

Klubi blaugrana do të shfrytëzojë klauzolën e sulmuesit argjentinas për ta rrëmbyer në dy javët e para të muajit korrik.

Sipas “Corriere dello Sport” gjatë kësaj periudhe vlera e tij është 111 milionë euro. Gjithsesi edhe kjo shifër nuk është e ulët, pasi vështirë se klubi spanjoll do të shpenzoj një shifër të tillë për një sulmues, transmeton KJ.

Profili i Lautaro Martinez duket se është i duhuri. Ka moshën 20-26 vjeç dhe luan në një nga ligat më të mëdha europiane. Vlera e tij është rritur së tepërmi kohët e fundit pas ndeshjeve shumë të mira në Champions League, ku edhe arriti që t’i shënonte Barcelonës.

Blerja e tij është një nga prioritet e katalanasve për sezonin 2020-21.