Real Madridi në sulm për yllin e Interit

Real Madridi në sulm për yllin e Interit

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është hedhur në sulm për yllin e Interit, Milan Skriniar, raporton RTKLive.com.

Sipas medieve spanjolle, krerët e “Los Blancos” janë duke e monitoruar Skriniar-in,  i cili konsiderohet njëri ndër futbollistët kryesor tek Nerazurët.

Real Madridi synon që në verën që vjen ta forcoj repartin e mbrojtjes, dhe anëtari i internistëve është objektiv kryesor i skuadrës së Zinedine Zidane.

Mësohet se skuadra merenguese, do të provoj që në verën e ardhshme ta bëjë të vetin Skriniar-in, i cili është edhe në shënjestër të disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë edhe Barcelonën.