“Qark i (pa)mbyllur burgjesh” promovohet në"Aleksandër Mojsiu"

“Qark i (pa)mbyllur burgjesh” promovohet në"Aleksandër Mojsiu"

Në Universitetin "Aleksandër Mojsiu" në Durrës, nën organizimin e Klubit të Librit UAMD, sot është diskutuar për librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, i autorit Enver Dugolli.

Autori i librit, Enver Dugolli, i cili ishte një i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, ka theksuar se tanimë ky libër nuk është vetëm tregim i tij, është edhe i lexuesit.

Postimi i Dugollit në Facebook:

Sot, në ambientet e Universitetit "Aleksandër Mojsiu" në Durrës, nën organizimin e Klubit të Librit UAMD, me panelistët: profesorët Elvis Hoxha dhe Enver Bytyqi, studentët Suada Dida dhe Afrim J. Berisha, para një auditoriumi të shkelqyshëm studentësh, biseduam për librin "QARK I (PA)MBYLLUR BURGJESH".

Ishte kënaqësi e veçantë të shohësh gjithë atë sallë të mbushur me studentë entuziastë, të cilët me vëmendje dhe interesim të jashtëzakonshëm më bënë të ndjejë më shumë se kurr nevojën e shpërndarjes së dëshmisë, dhimbjes e pikëllimit për shumë shokë e bashkëvuajtës të cilët mbetën të vrarë e gjymtuar nëpër burgjet serbe. Në këto raste, kur dëshmia gjenë vendin e duhur në mbamendjen e gjeneratës së re, nuk ka se si të mos ndjehem më i lehtësuar.  Tanimë ky libër nuk është vetëm tregim imi, është edhe i lexuesit.  Faleminderit Klubit të Librit AUMD për këtë organizim të shkelqyshëm.