Shitën shtëpi dhe biznes, çifti jeton në një suitë brenda autobusit

Shitën shtëpi dhe biznes, çifti jeton në një suitë brenda autobusit

Ishin një çift si shumë të tjerë, me një biznes të vogël, një shtëpi dhe një makinë të mirë. Por kjo nuk i mjaftonte, donin të shmangnin monotoninë që karakterizon shumë qytete amerikane, dhe menduan: Pse mos të shesim gjithçka, dhe jetojmë në një autobus?

Nuk janë të çmendur Michael dhe Tawny McVay, por me siguri kanë shumë kurajë.

Ideja i erdhi pas një video për modelime automjetesh në 2018. Pak ditë më vonë vunë në shitje shtëpinë dhe palestrën që zotëronin, dhe blenë për 5 mijë dollarë një autobus që shërbente për transportin e nxënësve, i vitit 2004.

Shumë pak mund të mendonin që në hapësirën e automjetit mund të ndërtoheshin një kuzhinë, një sallon, një dhomë gjumi, dhe një banjë me dush.

Rezultatet janë mbresëlënëse, të arritura më së shumti me duart e tyre dhe me një kosto rinovimi rreth 15 mijë dollarë, dhe tashmë çifti banon në autobus gjatë gjithë kohës, madje për muaj të tëra shoqërohet edhe nga fëmijët e gruas, që normalisht jetojnë me ish-bashkëshortin. Me autobusin familja udhëton gjatë gjithë Shteteve të Bashkuara, dhe thotë se nuk ka patur kurrë probleme, përtej disa kafshëve të egra kur parkojnë në pyll.

“Më mirë të vdisja se të kthehesha në jetën e mëparshme”, thotë 34-vjeçarja Tawny.