Zbulohen 145 varre në një shkollë të mesme

Zbulohen 145 varre në një shkollë të mesme

Rreth 145 arkivole janë gjetur të varrosura nën një shkollë të mesme në Tampa, Florida.

Arkivolet besohet të jenë pjesë e një varreze të shekullit 20-të.

Zyrtarët e shkollës besojnë se varret janë pjesë e Ridgewood Cemetery, një vendvarrim historik i njerëzve të varfër në fillim të viteve  1940 që ishte në pronësi të qytetit.

King High School u hap në vitin 1960. Zyrtarët filluan hetimet muajin e kaluar pasi një person i tha një anëtari të bordit shkollor për vendndodhjen e varrezave.

Arkivolet janë varrosur 3-5 metra thellë. Për gati dy javë teknikët përdorën radarët për të konfirmuar vendndodhjen e arkivoleve.

Në varrezë mund të jenë mbetjet e më shumë se 250 njerëzve, pothuajse të gjithë afrikano-amerikanë.


MË SHUME NGA Kuriozitete