PPE kërkon hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin

PPE kërkon hapjen e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin

Partia Popullore Evropiane (PPE) mbrëmë në Kongresin e mbajtur në Zagreb miratoi rezolutën për fuqizimin e perspektivës evropiane të Evropës Juglindore.

Dokumenti, e propozuar nga Shoqëria Demokratike e Kroacisë u bënë thirrje institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare që të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Shkupit dhe Tiranës sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Në dokument gjithashtu thuhet se të nxiten reformat në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, ashtu që këta vendet të përmbushin kriteret për anëtarësim në BE për një kohë sa më të shpejt.

Në ditën e parë të Kongresit në Zagreb, vëmendje të madhe iu dha zgjerimit të BE-së, ndërsa udhëheqësit e PPE-së kritikuan bllokimin e fillimit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë