Pengon zyrtarët policorë gjatë punës, në pranga dy persona në Klinë

Pengon zyrtarët policorë gjatë punës, në pranga dy persona në Klinë

Dy persona kanë përfunduar pas grilave të burgut në Klinë, pasi që ata kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

“Klinë 19.11.2019 – 23:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.