Hyundai Tuscon tërësisht i ri shkëlqen derisa është në lëvizje

Hyundai Tuscon tërësisht i ri shkëlqen derisa është në lëvizje

Forma e ndërtimit të Tuscon të ri, i mundëson të shkëlqejë kur është në lëvizje, nëpërmjet këndeve të shumta që reflektojnë

Ky hibrid i elektrifikuar, është pjesë e serisë së shtatë që vjen nga Hyundai Design Center, ndërsa të njëjtin dizajn do ta shohim edhe te modelet tjera, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka përmasa mjaft të mëdha, ky SUV tërësisht i ri që u prezantuar në LA Auto Show, nuk arrin sa madhësia e Santa Fe. Derisa, bazën e rrotave e ka sa të Palisade.

Por, përmasat nuk janë të rëndësishme, sa gjuha e re dizajnuese, që është përdorur për dërtimin e kësaj makine, e cila do të përdoret edhe te makinat tjera që do të prodhohen.

Në bazë të formës si është ndërtuar, kjo makinë shkëlqen kur është në lëvizje, sepse ka shumë kënde që e reflektojnë dritën. Reflektimi më i madh, pritet të jetë në pjesën e grillit, ku hapësira ka një relief me shumë kënde.

Të dhëna shtesë rreth hibridit Tuscon, Hyundai nuk i ka bërë të ditura, por pritet që te jetë dinamik në vozitje dhe të ketë nivel të lartë luksi. /Telegrafi/