Panasonic mbylli plotësisht prodhimin e paneleve IPS LCD

Panasonic mbylli plotësisht prodhimin e paneleve IPS LCD

Faza e fundit e tërheqjes së gjigantit japonez nga tregu i paneleve IPS LCD me cilësi të lartë, të përdorura për të prodhuar TV dhe monitor të dedikuar, ka mbaruar.

Vendimi i Panasonic është që të tërhiqet plotësisht nga ky treg para vitit 2021, por të gjitha indikacionet janë se kjo do të ndodhë shumë më shpejt.

Për shkak të rezultateve të dobëta të biznesit, prodhimi i paneleve gjithashtu do të ndërpritet në fabrikën e fundit japoneze në Kushiro, prefektura Hyogo. Fabrika ka ndërprerë plotësisht prodhimin e LCD dhe po shkon drejt bërjes së baterive për industrinë e automobilave.

Prodhimi i panelit të sheshtë të TV LCD filloi në 2010, por Panasonic u tërhoq nga tregu i TV në 2016. Ai që atëherë ka bërë ekranet ekskluzivisht për pajisje mjekësore, por edhe kësaj tash i ka ardhur fundi.