Byrek i njelmët në mënyrën turke

Byrek i njelmët në mënyrën turke

Përbërësit:

4 petë Për shtojcë:
 250 g djathë
 4 degë majdanoz Për lyerje të petëve:

2 vezë
 2lugë qumësht
 2 lugë kos
 1 gotë vaj

Për lyerje të pites:  Të verdhët e vezës
 Susam
 Kumin të zi
Përgatitja: Në një enë përzieni vezët, qumështin, kosin dhe vajin. Hapeni një petë dhe lyeni me këtë përzierje. Në të qitni petën tjetër dhe lyeni. Qitni nga dy anë të kundërta (por të mbeten formë katrore) dhe lyeni me masën e vezëve dhe të vajit. Në mes në çdo 4 qoshe qitni shtojcë djathi, pastaj qoshet mbështillni që të përftohet forma e zarfit. Tepsinë e përgatitur dhe të lyer, lyeni me të verdhët e vezës dhe qitni susam dhe kumin. Piqeni në furrë në 180 gradë.