‘Konfirmohet’ data dhe çmimi i saktë i PlayStation 5

‘Konfirmohet’ data dhe çmimi i saktë i PlayStation 5

Një burim i besueshëm përbrenda industrisë së Sony ka ka zbuluar se data e saktë e lansimit të konzolës PlayStation 5 do bëhet më 20 nëntor të vitit 2020. Ndërkaq, çmimi me të cilin do të etiketohet pajisja do jetë 450 euro.

Përdorues të rrjetit social ‘Twitter’ po e konsiderojnë si të përputhshme me logjikën çmimin dhe datën.

“Informacioni nuk është zyrtar, por duket i besueshëm. Data e debutimit dhe çmimit qëndron në përputhje me atë që pritej”, cicëroi një përdorues.

Por deri më tani nuk është konfirmuar ndonjë datë specifike dhe kjo është hera e parë që është supozuar data dhe çmimi.