Bie numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale

Bie numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e Mirëqenies Sociale.

Në këto statistika, janë të dhënat edhe për numrin e familjeve që kanë përfituar nga skema për ndihma sociale.

Sipas këtyre të dhënave, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale në muajin shtator ka shënuar rënie.

Bazuar në gjendjen e muajit Shtator (TM3) 2019, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 24,526 familje.

Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,318 apo 9,5 % e numrit të përgjithshëm.

Ndërsa Mamushë është komuna me më së paku familje që kërkojnë ndihmë sociale, gjithsej 23 familje./Indeksonline/