City gati ofertën për Koulibaly

City gati ofertën për Koulibaly

Manchester City ka bërë gati ofertën e parë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

​Pas largimit të Vincent Kompany gjatë afatit veror, City ka mbetur pa ndonjë qendërmbrojtës të nivelit të lartë. Sipas mediave angleze, kampioni i Anglisë ka hyrë në garë për Koulibaly. 

Senegalezi ka deklaruar se është i lumtur te “napolitanët”, por incidenti me presidentin Aurelio de Laurentiis, ka bërë që të mendojë përsëri për të ardhmen e tij.

Sipas raportimeve, City ka bërë gati 75 milionë euro për të transferuar senegalezin gjatë afatit dimëror.