Haradinaj: Kurti të zbatojë reciprocitetin por ta mbajë taksën ndaj Serbisë

Haradinaj: Kurti të zbatojë reciprocitetin por ta mbajë taksën ndaj Serbisë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai ka qenë ideatori kryesor që të vendoset taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj ka thënë se kur është vendosur taksa prej 10% ndaj Serbisë, ka qenë ai i pari që ka planifikuar që të kalohet në 100 për qind dhe jo Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se kanë bërë analiza të vazhdueshme para se të vendoset taksa prej 100 për qind.

“Para se të vendosim taksën, jemi konsultuar me policinë, doganat dhe institucionet tjera se nëse e vendosim këtë tarifë a do të kemi mundësi të mbajmë, dhe jemi dakorduar që po”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se qeveria e re nuk duhet të heqë taksën ndaj Serbisë deri në njohje.

Sipas Haradinajt, as Albin Kurti as Vjosa Osmani nuk do të kenë nevojë që të frikësohen nga taksa sepse ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë që të hiqet.

“Nuk kanë arsye që ta heqin taksën sepse tema e taksës është konsumuar dhe ndërkombëtarët as që do t’ia kërkojnë që ta heqin dhe besoj që Albin Kurti nuk do ta heqë atë”, ka theksuar ai, transmeton Express.

Kryeministri në largim ka thënë se Albin Kurti mund ta zbatojë reciprocitetin por edhe ta mbajë në fuqi taksën.