Arsenali nuk është në krizë, thotë Holding

Arsenali nuk është në krizë, thotë Holding

Mbrojtësi i Arsenalit, Rob Holding ka thënë se klubi nuk është në krizë.

Arsenali në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë, derisa së fundi është mposhtur nga Leicester. Pavarësisht kësaj, futbollisti holandez ka besimin se “topçinjtë” nuk janë në krizë. 

“Na duhen disa fitore, pastaj besimi do të rritet. Duhet të qëndrojmë të gjatë dhe pozitivë. Jemi në vendin e gjashtë nuk jemi shumë larg. Do të jetë vështirë për këtë periudhë, sepse do të luajmë tri ndeshje në javë. Jemi tetë pikë larg vendit të katërt, por mund t’i fitojmë tri ndeshjet dhe ta ngushtojmë distancën. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, deklaroi ai.

Arsenali është në vendin e gjashtë në tabelë me 17 pikë.