United gati 75 milionë euro për Haaland

United gati 75 milionë euro për Haaland

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 75 milionë euro për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, është fans i madh i norvegjezit dhe ka kërkuar nga bordi për shërbimet e tij gjatë afatit të janarit.

Sipas mediave angleze, tekniku norvegjez po dëshiron ta forcojë sulmin në mënyrë që të shënohen më shumë gola. 

Haaland shihet si sulmuesi adekuat pasi në 18 ndeshje të zhvilluara këtë sezon ka shënuar 26 gola duke përfshirë pesë het-trik.

“Djajtë e Kuq” për momentin janë në vendin e shtatë në tabelë me 16 pikë, 18 pikë më pak se lideri Liverpool që nuk e ka provuar shijen e humbjes në kampionatin anglez.