​KOK vazhdon bashkëpunimin me Toyota Kosova

​KOK vazhdon bashkëpunimin me Toyota Kosova

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me kompaninë Toyota Kosova edhe për dy vite.

Marrëveshja e re e sponsorizimit, që lidhet në kuadër të hyrjes në fuqi të Ligjit për Sponsorizim, parasheh që Toyota Kosova t'i dhurojë KOK-ut edhe dy vetura të firmës Toyota në shfrytëzim.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për Komitetin Olimpik të Kosovës duke parë seriozitetin dhe kualitetin e një kompanie siç është Toyota. 

Ndërsa nga kompania Toyota Kosova, drejtori menaxhues Bujar Hoxha tha se janë jashtëzakonisht të kënaqur me faktin që kanë arritur ta vazhdojnë bashkëpunimin me Komitetin Olimpik të Kosovës.

Bashkëpunimi KOK dhe Toyota Kosova në formën e sponsorizimit daton që nga viti 2015.