​Mourinho: Nuk më duhen lojtarë të ri, s’mund ta fitojmë titullin sivjet

​Mourinho: Nuk më duhen lojtarë të ri, s’mund ta fitojmë titullin sivjet

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka deklaruar se është i kënaqur me lojtarët dhe nuk dëshiron lojtarë të ri në skuadër.

Mourinho dje erdhi në stolin e Tottenhamit, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua. Ka pasur spekulime që sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale dhe mesfushori i Sporting, Bruno Fernandes do të transferohen te Spurs në afatin e janarit.

Mirëpo, tekniku portugez ka thënë se është i lumtur me skuadrën dhe gjëja e vetme që kërkon është kohë për t’u njohur më shumë. 

“Dhurata më e mirë janë lojtarët këtu. Nuk më duhen lojtarë të rinj. Më duhet kohë për t’i njohur më mirë. Kam treguar se kam ardhur këtu për shkak të tyre. Kam provuar t’i blej disa prej tyre në klubet ku kam qenë, derisa disa të tjerë nuk kam provuar pasi e dija se do të ishte e vështirë” deklaroi ai.

Mourinho gjithashtu pranoi se këtë sezon gara për titull ka përfunduar.“Nuk mund ta fitojmë Premier Ligën këtë sezon, por sezonin tjetër kemi shanse”, përfundoi ai.