“Klopp, trajneri më i mirë në botë”

“Klopp, trajneri më i mirë në botë”

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane nuk ka dyshime se Jurgen Klopp është trajneri më i miri në botë. Senegalezi beson se meritat për përparimin e madh të Liverpoolit duhet t’i shkojnë strategut gjerman.

“Unë do të luftoja të përshkruaj se sa i suksesshëm ka qenë ai për Liverpoolin. Të gjithë mund të shohin se çfarë ka bërë ai për këtë klub, për këtë qytet dhe cilësinë që ai ka si menaxher”, ka thënë Mane.

“Ka shumë menaxherë të mirë në Evropë, por ajo që mund të them është se menaxheri ynë gjithmonë ka fjalët e duhura dhe gjërat e duhura për të menaxhuar ekipin e tij, veçanërisht duke ditur si të merret me ekipin e tij. Gjithmonë do t’i besoja ndikimit të tij në ekip. Ai është një fitues dhe unë do të thosha që ai është më i miri në botë”, ka deklaruar Mane.