Sulmuesi i Inter drejt Premier League

Sulmuesi i Inter drejt Premier League

Crystal Palace është vënë në gjurmët e Gabriel Barbosa.

Sulmuesi i Interit ka shpërthyer te Flamengo, ku luan në formën e huazimit, me të cilët do të synojë të fitojë edhe titullin kampion të Kupës Libertadore.

E kjo performancë ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, me “FcInterNews.it” që raporton se klubi anglez është gati të ofrojë plot 23 milionë euro për shërbimet e brazilianit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Palace k ofruar edhe një pagë 4 milionë euro në sezon për 23-vjeçarin. Një shifër tepër e vogël krahasuar me atë që ofron klubi Rubro Negro, që është gati të ofrojë 5 milionë euro në sezon.

Gabigol do të jetë pjesë e kuqezinjve deri në dhjetor, kur i skadon periudha e huazimit nga Interi dhe në vitin 2020 mund ta shikojmë me një tjetër skuadër.

Kjo për shkak se te zikaltërit nuk ka hapësira, pavarësisht se duhet të pritet ende për të marrë konfirmimin e trajnerit, Antonio Conte.