Anel Rashkaj ndahet me ekipin suedez: Koha për sfida të reja

Anel Rashkaj ndahet me ekipin suedez: Koha për sfida të reja

Aventura e Anel Rashkajt te skuadra Eskilstuna ka marrë fund.

Mesfushori kosovar përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka bërë të ditur që ka vendosur të largohet, transmeton Indeksonline.

“Koha për sfida të reja. Falendëroj Afc Eskilstuna për bashkëpunim dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, shkruan Rashkaj.

30 vjeçari ishte transferuar në fillim të vitit 2018 të Eskilstuna. Paraprakisht ai kishte luajtur 2 muaj te Prishtina në Superligë.