Joshua i bindur, mesazh për kampionin aktual

Joshua i bindur, mesazh për kampionin aktual

Anthony Joshua, ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se, në përballjen e 7 dhjetorit do t’i tregojë rivalit Andy Ruiz, kampionit aktual, se kush është më i miri.

Joshua e humbi duelin e parë, duke humbur edhe titujt, por në këtë revansh që do të zhvillohet në Abu Dhabi ai kërkon të rikthehet në fron.

“Unë do të dueloj me kampionin e botës, që për momentin është më i miri. Gjithsesi, kjo famë e tij do të zgjasë deri më 7 dhjetor. Atë ditë unë do ta fshij një herë e mirë emrin e tij dhe do t’i tregoj se kush është më i madhi. Pasi ta hedh në KO, dua që të gjithë të më përulen dhe të thonë se jam më i miri i këtij Divizioni”, ka thënë boksieri britanik.