Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Dy ditët e ardhshme do të jenë me temperatura të ulëta.

Vlerat e cilësisë së ajrit edhe sonte dhe nesër do të rriten në të pashëndetshme, e në fundjavë pritet të zbresin përreth vlerave të pranueshme, pasi që parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të mundësojë shpërndarjen e ndotësve të grumbulluar në shtresa të ulëta atmosferike.

22.11.2019 – Në mëngjes ftohtë, kryesisht me vransira, në ultësira me mjegull. Ditën vransira të ndryshueshme. Erë e lehtë verilindore 1-3m/s, e në perëndim të vendit drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 1.

23.11.2019 – Në mëngjes kryesisht me vransira dhe mjegull në ultësira. Ditën priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe juglindja 1-6m/s. Indeksi UV: 1. 


MË SHUME NGA Aktuale