Pendarovski sot viziton Serbinë

Pendarovski sot viziton Serbinë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi, ku do të pritet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç paralajmërojnë nga kabineti i tij, Pendarovski, sot në Pallatin Serbia, Beograd do të zhvillojë një takim me presidentin Vuçiq.

Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të realizojë takim edhe me kryetarin e Odës Ekonomike të Republikës së Serbisë,. Marko Çadezh dhe afaristë serbë.

Të shtunën, Pendarovski në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin rajonal rinor dhe do të flasë në panelin presidencial “Fjalimi i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantimi i dialogut politik para mijëvjeçarëve”, së bashku me presidentin serb, Vuçiq dhe presidentin slloven, Borut Pahor.