Autonomia e Porsche Taycan është shumë më e madhe se që pritej

Autonomia e Porsche Taycan është shumë më e madhe se që pritej

Kjo arritje, do ta afrojë edhe më shumë me makinat nga Tesla

Rivali më i fuqishëm për makinat nga Tesla deri më tani, është Porsche Taycan, sepse jo vetëm që duket mirë si jashtë ashtu edhe brenda, por ka sistemin teknologjik dhe formën e funksionimit shumë të avancuar.

Deri më tani, makina është treguar shumë e mirë në vozitje, derisa nuk është thënë shumë lidhur me autonominë, gjë e cila është shumë e rëndësishme për blerësit.

Bazuar në një dokument të rrjedhur ne TaycanEVForum.com, kjo makinë që mbushet me rrymë, e ka autonominë shumë më të madhe se që pritej, pasi që arrin deri në 455 kilometra me një mbushje të vetme.

Me këtë nivel autonomie, Porsche Taycan ia tejkalon Audi e-tron që me një mbushje mund të kalojë deri në 446 kilometra.

Tesla Model S vazhdon të jetë vetura me autonominë më të lartë, pasi arrin deri në 600 kilometra derisa ka teknologji të lartë dhe dukje shumë të mirë.