Brad Pitt do t’i merr fëmijët për “Thanksgiving”

Brad Pitt do t’i merr fëmijët për “Thanksgiving”

Janë disa vite të vështira për Brad Pitt me një betejë të vazhdueshme kujdestarie me ish-gruan e tij Angelina Jolie.

Por sipas raporteve amerikane, aktori i Hollywoodit është vendosur të marrë kujdestarinë e fëmijëve Pax, 15 vjeç, Zahara, 14 vjeç, Shiloh, 13 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç për festën e Thanksgiving.

“Brad kishte frikë se Angie do t’i mbante fëmijët me vete, por ajo i linte të shkonin në shtëpi, gjë që është e madhe duke marrë parasysh sa e keqe u bë kjo betejë e divorcit dhe kujdestarisë,” tha një burim për mediumin amerikan In Touch.

“Brad është i entuziazmuar dhe e sheh këtë si një përparim të madh për të dhe fëmijët”.

Që nga incidenti i aeroplanit në vitin 2016 ku Brad dyshohet se u fut në një grindje me djalin e madh Maddox, 18 vjeç, Angelina gjoja nuk e ka bërë të lehtë për fëmijët që të kenë një marrëdhënie pozitive me babanë e tyre.

“Por Brad ka bërë shumë punë për veten e tij vitet e fundit,” shton burimi.


MË SHUME NGA Magazina